Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj falënderon Britaninë e Madhe për ndihmën Kosovës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:36
Martin Vickers dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në takimin miqësor, kryeministri Haradinaj e njoftoi deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.

“Faleminderit miku ynë, faleminderit nga secili qytetarë i Kosovës për ndihmën e pakursyer për ne”, tha kryeministri Haradinaj.

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe gjithë popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme të shtetit të tij për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test