Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj i reagon ashpër Edi Ramës: Merru me shpikjet tuaja brenda Shqipërisë, të dalin boll

Nga: Mediat Shqiptare Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar ashpër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili sonte në një emision tha se problemi i demarkacionit ka qenë shpikje, duke aluduar në kundërshtimin që kishte Haradinaj.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kjo është thyerja e parë e madhe ndërmjet Ramës dhe Haradinajt, si dhe reagimi i parë publik i një zyrtari të lartë të Kosovës për ndërhyrjet e Shqipërisë në punët e brendshme të Kosovës

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test