Na ndiqni

Aktuale

Çfarë dallime kanë Thaçi e Haradinaj për Deklaratën e Podgoricës

Nga: express Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes për të folur rreth deklaratës Thaçi –Vujanoviq që do t’i hapë rrugë ratifikimit të demarkacionit duke lënë të hapur mundësinë që më pas të bëhen korrigjime për pjesët e kontestuara të kufirit. Por, dy zyrtarët e lartë kanë mospajtime serioze për këtë çështje. Thaçi po thotë se deklarata e nënshkruar në Podgoricë nuk ka karakter legal ndërkohë që Haradinaj po e pohon të kundërtën.

Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i lumtur me atë që kanë nënshkruar Hashim Thaci dhe homologu i tij malazias Filip Vujanoviq në Podgoricë. Haradinaj si kundërshtar kryesor i marrëveshjes që Thaçi e kishte nënshkruar në Vjenë me zyrtarët malazez me pohimet se Kosova ka humbur tokë, është shprehur i lumtur me Deklaratën e Podogoricës duke thënë se vendit po i hapet rruga për liberalizimin e vizave.

Por, Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi mbesin të ndarë rreth deklaratës Thaci –Vujanoviq që erdhi si rezultat i vizitës së Kryeministri Dusko Markoviq në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se kjo deklaratë nuk ka karakter ligjor dhe se për votim do të nxirret marrëveshja ku ai e kishte hedhur firmën para më shumë se dy vitesh.

“Kjo është deklaratë e vullnetit të mirë e dy Presidentëve, nuk ka karakater legal. Nuk e di se a do ta shohin të nevojshme partitë politike që ta hedhin në Kuvend , por natyrisht se dokumenti i nënshkruar ndërmjet dy vendeve do të procedohet . kështu që kjo ëhstë një deklaratë e vullnetit të mirë dhe thirrje që gjërat që janë diskutuar dy vitet e fundit të rishikohen nëpërmjet një procesi rishikues dhe rishqyrtues” ka thënë sot Presidenti Thaci.

Por, të kundërtën e ka pohuar Kryeministri Haradinaj në reagimin e tij pasi ka pranuar Deklaratën e Podgoricës.

Ai ka thënë se aneks-marrëveshja ka karakter obligativ ligjor ndërkombëtar.

 “Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë” ka theksuar Haradinaj.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen” ka vazhduar ai.

express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test