Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj nderon veprën e Ibrahim Rugovës

Nga: KosovaPress Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:15
Homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke nderuar veprën e tij për pavarsinë e Kosovës.

Në Prishtinë, Haradinaj i nisi homazhet te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe varrezat e dëshmorëve në Velani, kurse, pastaj te varri i ish presidentit Rugova.

Haradinaj: Nderojmë veprën e Rogovës për pavarësinë

“Në 10 vjetorin e pavarësisë nderojmë para sakrificës, para punës së madhe, flijimeve të atdhetarëve, në këtë rast nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova dhe nderojmë veprën e tij për pavarsinë e Kosovës”, tha ai.

Përndryshe, Haradinaj e nisi ditën me homazhe në Prekaz, ku vendosi kurora lulesh në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test