Na ndiqni

Aktuale

Gecaj Krasniqit: Shpresojmë se së shpejti do t’ia “hani kokën njëri-tjetrit”

Nga: Bota Sot Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 19:34
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram  Gecaj, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka komentuar deklaratën e Jakup Krasniqit, i cili kishte thënë se “...Po të shikohet përbërja e kësaj qeverie del që dikush realisht ka grabitur pushtet që nuk ia ka dhënë qytetari, po flas për partinë që ka më së paku deputetë dhe më së shumti ministri...”!

Postimi i plotë

Gaboheni rëndë zotëri Krasniqi; jo vetëm AKR, por e tërë kjo qeveri “ka grabitur pushtet që nuk ia ka dhënë qytetari”... mos harroni se 24 partitë e koalicionit tuaj, duke përfshirë këtu edhe komunitetet pakicë, kishin fituar së bashku 318.884 vota, apo 46.98%, ndërsa dy partitë tani opozitare kishin siguruar së bashku 386.019 vota, apo 53.02%! Por, siç na mëson populli, “të huajës nuk ja sheh kush hajrin”, andaj të shpresojmë se së shpejti do t’ia “hani konkën njëri-tjetrit”!

Jakup Krasniqi: “...Po të shikohet përbërja e kësaj qeverie del që dikush realisht ka grabitur pushtet që nuk ia ka dhënë qytetari, po flas për partinë që ka më së paku deputetë dhe më së shumti ministri...”!

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test