Na ndiqni

Aktuale

Ministri gjerman: Kalojeni demarkacionin dhe mos e pengoni Gjykatën Speciale

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 20:25
Sigmar Gabriel dhe Ramush Haradinaj

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel është takuar sot me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Gjatë një konference për media, ai ka uruar qytetarët e Kosovës për dhjetë vjetorin e pavarësisë.

“Ju përgëzoj për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gjermania bën pjesë në vendet e para që e kanë njohur Kosovën dhe është krenare me të arriturat e deritanishme. Gjermania dëshiron që edhe në të ardhmen të mbetet një partner i qëndrueshëm në Kosovë. Shpresojmë që Kosova të ketë stabilitet politik dhe ekonomik”, ka thënë  Gabriel.

Ai ka theksuar se sfidat të cilat duhet t’i kalojë Kosova janë zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave po ashtu edhe çështja e gjyqësorit të pavarur, duke shtuar se duhet të zgjidhen edhe vrasjet në veri të vendit.

“Ne angazhohemi që Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme janë ato Dhomat e Specializuara të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet edhe çështja e demarkacionit me Malin e  Zi është mirë që ky kriter të plotësohet dhe të zgjidhet çështja e vizave”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman.

“Këto takime janë të rëndësishme, ne gjermanët themi se ‘udhëtimi i formon njeriun’, është e rëndësishme që të dëgjojmë njëri-tjetrin. Do të ketë takim në mesin e ministrave të jashtëm edhe në Sofje”, ka përfunduar Gabriel.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test