Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Kosova në rrezik nga historianët që se mësuan dot historinë!

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:37
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache,  icili dje ka thënë se veriu iKosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes dhe se presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të tmerrshme këtë deklaratë të zyrtarit të lartë të shtetit, që e krijoi shtetin e parë shqiptar.

Ai ka theksuar se kjo vie, pasi Kosova po udhëhiqet nga historian me fakultet të pakryer.

Më poshtë reagimi i plotë i Avdylit:

E tmerrshme. Nga Shteti i cili krijoi dhe e mbrojti shtetin e parë Shqiptar, sot pas 100 vjetësh vijnë këto deklarata politikanësh të lartë. Krejt kjo falë do historianëve me Fakultet të pakryer, që udhëheqin me Kosovën, e që mendojnë që historia fillon nga vitet 1990 e tutje. Bota e ketyre historianëve me pushtet, sillet rreth livadheve të tyre të privatizuara e jo më larg. #kosovanë rrezik nga historianët që se mësuan dot historinë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test