Na ndiqni

Aktuale

LDK nuk ndalet, së shpejti dërgon Haradinajn në Kushtetuese

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 shkurt 2018 Në ora: 17:12
Ramush Haradinaj

Falja e borxheve prej 58 milionë për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit në vendin tonë është vendimi i Kryeministrit Haradinaj, që u kontestua më së shumti, që nga marrja e mandatit.Lidhja Demokratike e Kosovës, kundërshtoi ashpër këtë vendim duke vendosur që për këtë veprim ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se sapo të jenë gati do ta dorëzojnë vendimin.

Image
Naser Rugova

“Jemi duke e analizuar sepse konsiderojmë që nuk ka pasur të drejtë as ligjore dhe kushtetuese andaj jemi duke e përgatitur lëndën ta adresojmë në institucionet më të larta të vendit, kur të jemi gati do ta dorëzojmë”

Tutje Rugova vlerësoi se Thaçi, Hardainaj dhe Veseli shkelën kushtetutën sepse udhëtuan të tre jashtë vendit

“Sa i përket vizitës se Thaçit, Veselit dhe Haradinajt së pari është shkelje kushtetues kur krerët e shteti udhëtojnë jashtë vendit, ne i kemi kërkuar dy interpelanca për kryeministrin e kuptojmë vizitën e tij por nuk e  kuptojmë sepse me kushtetutë nuk lejohet vizita e tre krerëve jashtë vendit. Gjithashtu  ne kërkuam që sa i përket votimit të bordit të këshillit të larte të cilësisë ku ka shkelje sepse ministri ka shkarkuar bordin dhe nuk është njoftuar kuvendi, është shkelje ligjore. Ne kërkuam që kjo pikë e rendit e  ditës të shqyrtohet, ministri komfor legjislacionit në fuqi të raportojë por ata nuk pranuan si mazhorance dhe ne e bojkotuam” ka përfunduar Rugova

Kundër vendimit të kryeministrit Haradinaj, për faljen e borxhit për prodhuesit e ujit kanë reaguar Instituti GAP, GSJP dhe INDEP. Këto OJQ e kanë kundërshtuar këtë vendim duke e cilësuar si të kundërligjshëm, të padrejtë dhe i cili dëmton qëndrueshmërinë e sektorit të ujërave dhe buxhetin e Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test