Na ndiqni

Aktuale

Edhe në Dragash mund të ketë përmbysje të rezultatit zgjedhor

Nga: Telegrafi Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 16:15
Shaban Shabani

Në komunën e Dragashit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, diferenca në mes kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani dhe atij të LDK-së, Selim Kryeziu është vetëm 41 vota.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit ka marrë 6,279 vota, ose 50,16%, ndërsa Selim Kryeziu i LDK-së ka marrë 6,238 vota, ose 49,84%.

Po ky rezultat mund të përmbyset lehtësisht, pasi që sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Komunën e Dragashit do të numërohen edhe 186 vota me kusht.

Image
Telegrafi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test