Na ndiqni

Aktuale

Hoti paralajmëron Qeverinë: LDK së shpejti do t’i marrë përsipër reformat për agjendën evropiane

Nga: Mediat Shqiptare Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 09:33
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është pozitiv fakti që Kosova është trajtuar si shtet në strategjinë e re të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se LDK do t’i përkrah të gjitha reformat që lidhen me agjendën e integrimeve evropiane, derisa ka paralajmëruar se së shpejti në Qeverinë evropiane të Kosovës, do të marrin vetë përsipër këto reforma.

Postimi i plotë i Hotit:

LDK E MERR ME SERIOZITET STRATEGJINE E ZGJERIMIT E BE-se

Ne strategjine e re per zgjerim te BE-se, eshte pozitiv fakti qe Kosova eshte trajtuar si shtet ne mesin e gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor. Por, Kosova eshte vendi i vetem qe nuk e ka te qarte afatin kohor te integrimit.

Eshte e qarte se na mbetet neve si institucione te Kosoves te ndermarrim hapat e nevojshem per te deshmuar se Kosova eshte partner kredibil per integrim ne BE, se nuk do te dergojme probleme ne BE, por do te kontribuojme ne diversitetit te vlerave te BE-se.

Ne si LDK do te japim kontributin tone ne kete drejtim. Ne mbesim partia me proevropiane ne Kosove, anetare e Partive Popullore Evropiane. Te gjitha reformat qe lidhen me agjenden e integrimeve evropiane ne do t'i perkrahim. Ne se shpejti, ne QEVERINE EVROPIANE TE KOSOVE, do te marrim vete persiper keto reforma.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test