Na ndiqni

Aktuale

Ramush Haradinaj merr vizën amerikane

Nga: Klan Kosova Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:43
Ramush Haradinaj

Lajmi se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mund të mos pajisej me vizë amerikane u bë kryetemë e ditëve të fundit.

Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Washington.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Donjeta Gashi, zëdhënësja e Qeverisë në një lidhje direkte në Info Magazine.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test