Na ndiqni

Aktuale

Flet Hoti: LDK e voton marrëveshjen e Demarkacionit me këtë kusht

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Avdullah Hoti

Në javën e ardhshme pritet të sillet në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

E Avdullah Hoti shef i Grupit Parlamentar i LDK-së, ka thënë se kjo parti e voton këtë marrëveshje, por ata që kanë ardhur në pushtet duke e kundërshtuar këtë marrëveshje, duke t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria duhet të dorëzojnë pushtetin menjëherë pas votimit të marrëveshjes, duke i lënë sovranit të vendos për qeverinë e ardhshme.

Postimi i plotë:

Në përfundim të afatit për ratifikimin e demarkacionit, në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE, nga Qeveria paralajmërohet gjetja e një ‘zgjidhjeje’. Është e qartë se me këtë ‘zgjidhje’ zyrtarët e Qeverisë ju referohen neneve të marrëveshjes së vitit 2015, të cilët garantojnë rishikimin e saj në rast se paraqiten fakte të reja.

Ta kenë të qartë se nëse kjo ‘zgjidhje’ është ratifikimi i marrëveshjes së vitit 2015, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare të liberalizimit të vizave, djegies së institucioneve dhe dëmtimit të imazhit publik të Kosovës.

LDK-ja e voton marrëveshjen e demarkacionit, por ata që kanë ardhur në pushtet duke e kundërshtuar me dhunë këtë marrëveshje, duhet t’ju kërkojnë falje kosovarëve. Ata duhet që menjëherë pas ratifikimit të marrëveshje, ta dorëzojnë pushtetin tek sovrani, i cili me një votim të ri do të vendosë se kush duhet ta udhëheq Kosovën drejt të ardhmes evropiane.

Koalicioni ekzistues qeverisës ka ardhur në pushtet për të marrë ‘vendime të mëdha’. Duket se i vetmi vendim i madh që ju ka mbetur të marrin është ‘kërkimi i faljes’ ndaj qytetarëve për dëmin që ju kanë shkaktuar. Sigurisht se për këtë vendim të madh të kërkim faljes duhet shumë guxim qytetar dhe intelektual.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test