Na ndiqni

Aktuale

Zëdhënësi i Haradinajt emërohet për mision diplomatik në Pragë! – Qeveria jep detaje të reja!

Nga: Indeksonline Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 08:38
Arber Vllahiu dhe Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë javë  aprovoi një mori projektligjesh. Me këtë rast, ka propozuar se zëdhënësi i ekzekutivit, Arber Vllahiu të ngarkohet për misione diplomatike në Pragë.

Në një përgjigje zyra për media e Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se është marrë vendim që t’i propozohet të parit të shtetit që  Vllahiu të emërohet  mision diplomatik në Republikën Çeke.

“Qeveria merr vendim që ti propozojë Presidentit, që ta dominojë për të vepruar me punë me Ambasadën e Republikës së Kosovës me Republikën Çeke në Pragë dhe porsa të marrë miratimin e Presidentit, pra z.Vllahiu do të jetë diplomat kosovar në Republikën e Çekisë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Më tej, Qeveria “Haradinaj” ka treguar se kur pritet të nis punën zëdhënësi i saj në këtë post.

Sipas ekzekutivit, Vllahiu është njeriu i duhur që të kryejë këtë detyrë të re.

“Po, normalisht që z.Vllahiu është i njohur për publikun, është gazetar shumëvjeçar për mediat ndërkombëtare dhe është njëri ndër njohësit e mirë të fushës. Ne si Qeveri përkatësisht jemi një profil publik që z.Vllahiu e përfaqëson Kosovën në misionin e diplomacisë. Sa i përket asaj se kur do të filloi punën, është çështje thjesht me diskursionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në fund të Qeverisë “Haradinaj”

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test