Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Çka më bën Gjykata Speciale? Ma jep një pushim, kënaqna

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 shkurt 2018 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se nuk i frikësohet ngritjes së mundshme të aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale.

“Çka më bën Gjykata? Ma jep një pushim. Shkoj e pushoj, kënaqna. Pesë pare nuk i jap për atë punë”, është shprehur ai, në “Rubikon” të KTV’së.

Haradinaj ka thënë se nuk ka bërë “asnjë veprim gjatë kësaj kohe që e çnderon Kosovën”.

Teksa ka folur për iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, Haradinaj ka thënë se nuk do të dilte asnjëherë kundër tyre.

“Nuk dal kundër deputetëve të vendit, vetëm sa për t’ua bërë qejfin do ambasadorëve”, ka deklaruar ai.

“Le ta harrojë gjithkush atë. Nuk është ashtu koncepti i shtetit”, është shprehur Haradinaj.

“Për mua, mirë e keq, deputetët janë të mitë, janë të zgjedhurit e popullit. Mund të gabojnë, por i bartin përgjegjësitë”, ka thënë kryeministri kosovar.

“S’ka kush që s’gabon. Gaboj edhe unë, mund të gaboj shpesh. Të gjithë gabojmë”, ka vlerësuar Haradinaj. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test