Na ndiqni

Aktuale

Familja Rugova falënderon Kryeministrin për kujdesin ndaj Isa Mustafes

Nga: indeksonline Më: 31 janar 2018 Në ora: 22:15
Pamje nga takimi

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati një vizitë nga familja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Pas kësaj vizite, është pikërisht nusja e familjes Rugova, Blerta e cila ka theksuar se kanë zgjedhur ditën e djeshme pikërisht për të falënderuar kryeministrin për vizitën dhe homazhet që bëri më 21 janar 2018 në përvjetorin e 12-të të kalimit në amshim të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ndër të tjerash kanë falënderuar Haradinajn për përkrahjen institucionale që si Qeveri e Kosovës i ofruan lideri të LDK-së Isa Mustafa për shërimin në Gjermani, duke i uruar kështu shërim sa më të shpejtë.

Ky është postimi i plotë:

Dje në një takim të përzemërt e miqësor, ku u evokuan kujtime dhe përvojat e bashkëpunimit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me Kryeministrin Haradinaj, në emër të Familjes Rugova dhe në veçanti të bashkëshortes së Presidentit Zonjës Fana Rugova dhe vajzës Teutës, falënderuam Kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe homazhet që Kryeministri Haradinaj bëri më 21 janar 2018 në përvjetorin e dymbëdhjetë të kalimit në amshim të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Njëkohësisht falënderuam Kryeministrin Haradinaj për përkrahjen institucionale që ai si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës po i ofron akademikut Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së, që për momentin është në Gjermani për shërim dhe bashkarisht uruam shërim sa më të shpejtë të Kryetarit Mustafa që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë me angazhimet e tij politike dhe akademike.

Kryeministri Ramush Haradinaj na informojë ne familjarëve të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për hapat konkret që ai si Kryeministër po ndërmerr për ndërtimin e Memorialit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në Velani si dhe për fuqizimin e përgjithshëm të trashëgimisë politike të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për shtetin e Kosovës.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test