Na ndiqni

Aktuale

Shpërthen Mehmeti: Ramushi nuk guxon ta shkarkojë Dardan Gashin

Nga: Bota Sot Më: 27 janar 2018 Në ora: 14:12
Ramush Haradinaj dhe Dardan Gashi

Analisti Faton Mehmeti ka komentuar mos miratimin e mocioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës Dardan Gashi, për gjuajtjen me armë.

Mehmeti ka thënë se mos shkarkimi i Gashit tregon se vendi është i kapur dhe se Haradinaj nuk ka guxim ta shkarkojë këtë të fundit.

“Dardan Gashi është bandit dhe sekser, andaj nuk guxon Ramushi ta shkarkoj. Mos shkarkimi i tij shpreh më së miri kapjen e shtetit nga kriminelet, ky shtet është i kapur nga banditë dhe haraçiste si dhe kriminele serb të veriut. Këta të fundit janë në ortakëri me Ramush haraçistin, i cili është shndërruar në pengesë të Kosovës duke e izoluar atë nga bota dhe miqtë tanë”, ka deklaruar ai.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test