Na ndiqni

Aktuale

As Britania s’e pajis me vizë kryeministrin Haradinaj

Nga: Koha Më: 27 janar 2018 Në ora: 08:48
Ramush Haradinaj

Është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të organizohet në Londër. Kjo për shkak të “izolimit”, në të cilin e ka vënë Perëndimi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë këtë javë se Ambasada Britanike në Prishtinë, deri tash, nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë. Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke ia pamundësuan një aktivitet në shtetin e Iowa-s.

Masat e këtilla kanë pasuar disa kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, cytën iniciativën për ta shembur Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në Zyrën e kryeministrit, prej tri ditësh, kanë refuzuar të japin informacion në lidhje me aplikimin e Haradinajt për vizë britanike. Ndërkaq, gjerësisht kanë folur për Samitin..ko

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test