Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Më e keqe se gjuajtja me armë është mbrojtja kanunore e Haradinajt

Nga: Lajmi Më: 26 janar 2018 Në ora: 19:14
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka kritikuar ashpër gjuajtjen me armë që zëvendëskryeministri Dardan Gashi, kishte bërë muaj më parë.
Por pavarësisht gjuajtjes me armë të Gashit, sipas tij më e keqe është mbrojta kanunore që është duke i bërë kryeministri Haradinaj.

“Ma e keqe se e gjuajtja me armë është mbrojta që po i bëhet nga kryeministrit, me arsyetimet kanunore. Ne nuk e dimë se a ka gjuajtur me armë gazi siç po pretendon kryeministri, sepse e ka hap dritaren dhe ka gjuajt me armë, por edhe arma me gaz është e dënueshme”, ka thënë Avdyli.

Ai më tej ka thënë se pavarësisht pretendimeve të deputetit të PDK-së, Memli Krasniq se të gjithë nganjëherë gjuajnë me armë, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka gjuajtur me armë.

“Unë nuk kam gjuajtur asnjëherë me armë. Në në luftë kam qenë, por nuk kam gjuajtur asnjëherë, disa herë kam mbajtur në dorë por jo më shumë”, ka thënë Avdyli.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test