Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj tregon si u frikësua shumë të shtënave me armë

Nga: KosovaPress Më: 26 janar 2018 Në ora: 12:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur në interpelancën për gjuajtjen me armë nga ministri Dardan Gashi, ka rrëfyer një rast kur është frikësuar shumë pas gjuajtjes me armë.

Haradinaj: Ethëm më kanë hy

“Një herë kam qenë me një vend dhe jam frikësuar kur ka shtënë sepse kanë shtënë brenda  dhe nuk kisha dëgjuar se ka me gaz dhe nuk po iu gënjej ethëm më kanë hy sepse isha shumë afër. Kam qenë në zonat e Gollakut dhe kur ai ka shtënë brenda nuk kisha pa ndonjëherë ashtu të ndodhë unë jam tmerruar, po shoh që nuk lëvizi asgjë, atëherë kam pyet çka është kjo, me tha është me gaz, tani po iu them nëse vërtet ka qenë kështu, nëse Policia e konfirmon, atëherë nuk po flasim për vepër që mund ta rrezikoj jetën e dikujt por nëse është e vërtet atëherë flasim“, tha ai.

Përndryshe, LDK e cila ka thirr kryeministrin në interpelancë, po kërkon shkarkimin e ministrit Gashi, gjë që është refuzuar nga kryeministri për shkak se hetimet po vazhdojnë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test