Na ndiqni

Aktuale

Akuzat për demarkacionin, LDK i kundërpërgjigjet Haradinajt

Nga: Bota sot Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka demantuar deklarimet e kryeministrit, Ramush Haradinaj, duke thënë se kurdo që vije në një seancë plenare çështja e demarkacionit, LDK-ja i ka të gjitha votat për versionin e Komisionit Shtetëror të Murat Mehës.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte akuzuar dje në media LDK-në, që çështjen e demarkacionit e ka lënë për dy vite në sirtar.

“Dy vite e gjysmë e ka vonuar LDK-ja, e ka mbajt në sirtar nuk e ka nxjerr në votim, tash që e ka në Parlament prapë po e vonon, pra unë habitna në këtë logjikë”, kishte deklaruar Ramush Haradinaj.

Deputetja Bajrami në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron dhe se obligimin për t’i bërë numrat në Kuvendin e Kosovës e ka koalicioni qeverisës.

Sipas Bajramit, edhe pse LDK-ja është në opozitë, versionin e Mehës e ka përkrahur më parë dhe e përkrahin edhe tani.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka votuar marrëveshjen e njëjtë me qeverinë e tij, e ka përcjellë për në Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë se nuk ka ditur se për çka ka votuar. Ndërkohë, e ka përcjellë në një raport në të cilin thuhej se është raport preliminarë dhe ka të dhëna kompletë të tjera. LDK-ja tani më veç se është deklaruar, kurdo që Demarkacioni do të vije në një seancë plenare, në qoftë se ai varet nga votat e subjektit tonë, që së bashku me votat e Alternativës janë gjithsej 27 vota, LDK-ja i ka të gjitha votat për Demarkacionin, për versionin e Komisionit Shtetëror të Murat Mehës”, tha Bajrami.

Ajo akuzat e Haradinajt i ka quajtur të paqëndrueshme. Bajrami i ka bërë me dije Haradinajt se obligimin për t’i bërë numrat në Kuvend i ka koalicioni qeverisës.

“Akuzat janë komplet të paqëndrueshme dhe këtë tashmë e kanë kuptuar të gjithë. Ne e kemi lënë në sirtar sepse asnjëherë s’kemi qenë kundër. Obligimin për t’i bërë numrat në Kuvend e Kosovës i ka koalicioni qeverisës. Ne edhe pse jemi në opozitë siç edhe e kemi përkrahur më parë e përkrahim edhe tani. Krejt çka i duhet koalicionit qeverisës është që t’i bëjnë aq numra sa ata i kanë në koalicion për demarkacionin dhe vota e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të mungoj, ketë e kemi dhënë si garanci para qytetarëve”, ka përfunduar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami për “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test