Na ndiqni

Aktuale

Kryeministri e rithekson: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

Nga: lajmi Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:57
Ramush Haradinaj


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet.

Haradinaj në facebook ka shkruar se në vitin 2018 kanë arrit që të kthejnë në zero humbjet nga importi.

“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë!. Përveç kësaj me hapat që kemi ndërmarrë, që kur kemi marrë mandatin e kësaj Qeverie, kemi arritur që humbjet, nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 (sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut) t’i kthejmë në zero në 2018, me siguri për profit në të ardhmen. Sot, sfida me energji është e fituar”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe të hënën Haradinaj ka vizituar KEK-un, ku pas kësaj vizite u tha se Haradinaj ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë, por që kjo është mohuar nga zyra e kryeministrit./Lajmi.net/

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test