Na ndiqni

Aktuale

Osmani: Kemi kërkuar debat parlamentar për dështimet në komisionin për MSA

Nga: Indeksonline Më: 22 janar 2018 Në ora: 13:25
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një konference për media ka mbrojtur edhe njëherë deklaratën e kësaj partie se “Kuvendi i Kosovës ka dështuar në miratimin e konkluzave me Parlamentin Evropian, gjatë takimit të IV-të të përbashkët të komisionit të MSA-s”.

Sipas saj, për shkak të qasjes jo të duhur të deputetëve të koalicionit qeverisë dhe atyre të opozitës, parlamenti evropian nuk ka arritur të miratojë deklaratën në tërësi sa i përket mbështetjes për Gjykatën Speciale.

Më tej ajo ka shpjeguar se qasja e LDK-së për këtë temë gjatë këtij takimi ka qenë e njëjtë siç edhe është deklaruar më parë, dhe se për këtë nuk ka pasur nevojë të diskutojë dhe të dakordohet me Listën Serbe.

“Ishte hera e parë që shkaku i atij kundërshtimi dështuan konkluzat me Parlamentin Evropian. Ky është një hap shumë i keq në raportet e tona me Parlamentin Evropian dhe po na vije keq që Qeveria po e merr kaq lehtë këtë dështim. LDK edhe më tutje do të kundërshtojë veprimet e tilla. Po ashtu kemi bërë një kërkesë për debat parlamentar për të diskutuar këtë çështje”, ka thënë ajo.

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test