Na ndiqni

Aktuale

Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Specialen i shkon Qeverisë, LDK kundër

Nga: Koha Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:17
Pamje nga mbledhja e Kryesisë

(E plotësuar) - Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka njoftuar se kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

“Kësaj radhe kryesia e kishte kuorumin dhe morëm vendim që nisma t'i shkojë për shqyrtim të Qeverisë së Kosovës. Pra kemi një avancim të kësaj nisme. Mendoj që njëri nga anëtarët dalloi nga vendimmarrja e për këtë duhet ta pyesni Xhavit Halitin. Ka shkuar siç është kërkuar kjo nisme. Topi tani është në dorën e Qeverisë se çka mendon për shfuqizimin”, tha ai.

LDK kundër shfuqizimit të Speciales, braktis mbledhjen e Kryesisë

Kryetari i GP të LDK Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.

Hoti shtoi se mbledhja e Kryesisë po vazhdon ende.

“Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojnë më tutje shumica parlamentare”, shtoi ai.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test