Na ndiqni

Aktuale

Flet juristi: Haradinaj e vendosi një analfabet për bisedimet me Serbinë

Nga: Bota sot Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:58
Avni Arifi dhe Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka numëruar të metat e qeverisë aktuale, duke thënë se është më e dobta profesionalisht. Burjani thotë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e jetës së qytatarëve, përkundër ka ‘rehatuar’ militantët partiakë.

“Kjo qeveri është më e dobëta profesionlaisht që nga themelimi i institucioneve të Kosovës, nuk ka arritur qëllimet pse është bërë ky koalicion, kjo qeveri s’ka arrit asgjë në përmirësim të jetës së qytetarëve  as që ka fillluar të merret me çështjet ekonomike të varfërisë, papunësisë, shëndetësisë katostrofale dhe biznesore në dëm të pacienteve, asnjë fushë nuk ka filluar të rregullojë, kjo qeveri është marrë me shkarkime të bordeve dhe i ka zëvendësuar me militantë partiakë dhe njerëz të dyshimtë për vepra penale, ka vendos një njeri koordinator për dialoge me Serbinë që është i pa përvojë dhe analfabet në këtë temë më të rëndë që nuk ka për momentin për shtetin, ka rrit pagat tashmë po dihet që këto paga janë zhvatje e buxhetit të Kosovës. Në Kosovë është vendos politika e "tërnakopi" papërvojë dhe me vendime arbitrare”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test