Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Deklarimet fyese dëmtojnë proceset tona zhvillimore

Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:44
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ambasadorin amerikan Greg Delawie e quajti palaço, duke thënë se në kohën kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Speciales, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

“Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test