Na ndiqni

Aktuale

Edhe nënkryetari Haziri ka një përgjigje për Hysni Gucatin e OVL-së

Nga: Blic Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:17
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Hazri në një prononcim ka komentuar deklaratën e Hysni Gucatit, se LDK do ta përkrahë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Haziri ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim karshi Gjykatës Speciale.

“LDK ka qëndrim të pandryshuar karshi Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale. Kosova tashmë ka vendosur që në vitin 2015 dhe jo me kërkesën tonë.

Drejtësia duhet të vendoset dhe ato janë organe të Kosovës, nuk mund të ketë ndryshim në këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se të tjerët e me këtë e kryetari i OVL-së, Hysni Gucati nuk bëjnë mirë që flasin për LDK.

“Të tjerët nuk bëjnë mirë që flasin për LDK”, ka thënë shkurt Haziri.

Tutje Haziri është shprehur se Lidhja Demokratike është unike për çështjen e Gjykatës Speciale.

“Kryesia, KP LDK dhe GP LDK janë unike në këtë proces”, tha ai.

Ndryshe, edhe me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherri e cila është shprehur e bindur se asnjë deputet i kësaj partie nuk do të marrë pjesë në Seancën ku do të diskutohet për Specialen e aq më pak ta votojë atë.

Në anën tjetër ndryshe po shprehet kryetari i Organizatës së veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati ka përsëritur deklarimin e tij se ai ka marrë premtimin e 7 deputetëve të LDK-së së do ta votojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Madje Gucati ka thënë se janë 7 deputetë të LDK-së që na kanë dhënë fjalën dhe 1 tjetër do të abstenojë kundër Gjykatës Speciale.

Blic
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test