Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Përulemi para gjithë të rënëve për liri

Nga: Kosovapress Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:48
Ramush Haradinaj para statujës së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Garda ceremoniale është rreshtuar në sheshin “Skënderbeu” për të nderuar të gjithë ata që erdhën për të bërë homazhe para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.

Homazhe para shtatores së Skënderbeut ka bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili erdhi me krejt ministrat e tij dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Pas vendosjes së kurorave me lule dhe homazheve para përmendores së Skënderbeut kryeministri Haradinaj tha se këtë ditë kujtojnë veprën e madhe të heroit kombëtar.

Me këtë rast Haradinaj ka kujtuar edhe heronjtë e Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka të cilët para 36 vitesh u vranë në Gjermani.

Haradinaj: Kujtojmë heronjtë tanë

“Nderuam te monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë. Ky nderim bëhet në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë. Njëkohësisht është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës,  për vitin mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në këtë ditë kujtojmë gjithë veprën e madhe, luftën e madhe dhe gjithë të arriturat e heroit tonë. Të arritura në të cilat edhe ne sot ndërtojmë të tashmen dhe e kemi të garantuar të ardhmen. Por po ashtu me pietet përulemi para të gjithë të rënëve për liri. Sot kujtojmë me respekt heronjtë e Kosovës Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka. Janë dhe disa aktivitete gjatë ditës së sotme. Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, tha kryeministri Haradinaj.

Për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut sot në Prishtinë do të mbahet një akademi ndërsa në Gjilan do të zbulohet busti i tij dhe do të ketë një varg aktivitetesh kulturore.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test