Na ndiqni

Aktuale

“Thaçi e Haradinaj po përgatiten për fillim të ri, jo si udhëheqës shtetëror”

Nga: Mediat shqiptare Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:20
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës Ilir Deda, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me veprimet e tyre, po përgatiten për të qenë udhëheqës në opozitë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Deda ka thënë se Thaçi nuk mund të blejë të ardhmen e tij politike me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër.

Ai ka komentuar edhe marrjen e pasaportës së Shqipërisë nga kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se ai nuk mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar me këtë.

Më poshtë postimi i plotë i Dedës:

Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test