Na ndiqni

Aktuale

Kryeministri i Kosovës - ende pa vizë amerikane

Nga: Voa Më: 9 janar 2018 Në ora: 22:56
Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk i është dhënë viza për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte bërë kërkesë për të shkuar në Iowa, për të marrë pjesë në një veprimtari më 11 janar.

Ndonëse zyra e tij ka paraqitur kërkesën për vizë ajo nuk i është dhënë akoma, një rast i pazakontë kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë, siç është kryeministri i një vendi.

Zëri i Amerikës i kërkoi ambasadës amerikane në Prishtinë, një përgjigje për këtë çështje, por zyrtarët e saj thanë se nuk mund të komentojnë asnjë rast individual.

Kryeministri Haradinaj tha të martën se ende nuk ka marrë përgjigje në kërkesën për vizë amerikane.

"Zyra ime ka aplikuar për vizë vërtetë. Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf me shku. Për shembull, ishte tani një ngjarje me gardën e Iowa-s, dhe gjeneralin (Timothy) Orr, e respektoj shumë, guvernatorin e Iowa-s e respektoj shumë. Nuk kam marrë përgjigje, po ju them ashtu. Është po ashtu një ftesë për lutjen e mëngjesit, I kam disa, nuk kam me mbërri në të gjitha, sepse jam kryetar i qeverisë megjithatë, por më duhet me zgjedhë në ndonjë ngjarje me shku. Kur të ma japin, shkoj. Kaq", tha kryeministri Haradinaj.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test