Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj fajëson LDK-në për zvarritje të votimit të Demarkacionit

Nga: rel Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:35
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës për zvarritje të qëllimshme të procesit të shqyrtimit dhe votimi të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka kritikuar deputetët dhe sidomos Komisionin për Punë të Jashtme, ky aktualisht ndodhet në shqyrtim projektligji për demarkacion.

"Unë kam kritikuar. Dhe ende sot them, pse po vononi? - vendosni", ka deklaruar Haradinaj pas një takimi i që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Por, në anën tjetër, Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është ajo e cila e ka bllokuar procesin. Sipas saj, Qeveria nuk ka ofruar alternativa se si do të dilet nga kjo situatë.

"Problemi është që vet Qeveria nuk ka vullnet dhe as nuk ka ide, as idenë më të vogël, si të dilet nga situata të cilën e ka krijuar në mënyrë të dhunshme që nga koha kur (AAK) ka qenë në opozitë", tha Osmani.

Ajo ka sqaruar se Komisioni që e drejton nuk është duke bllokuar procesin dhe se me kohë do t’i kryejë të gjitha obligime që ka për projektligjin në fjalë.

Osmani tha se sikur Qeveria të kishte interesim dhe vullnet që marrëveshja të kalojë në Kuvend, një gjë e tillë ka qenë e mundur, madje edhe pa u dërguar fare projektligji në komisionin që ajo e drejton.

"Komisioni ynë ka respektuar procedurat. Është brenda afateve ligjore dhe mbi të gjitha unë kam respektuar kërkesën e shumicës së deputetëve në komision, përfshirë edhe ata që vijnë nga partitë në pushtet që kjo çështje përfundimisht të votohet më 15 janar. Pra, ne e përfundojmë këtë çështje me 15 janar, pastaj është në duart e seancës, pra të 120 deputetëve", tha Osmani.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test