Na ndiqni

Aktuale

Pal Lekaj i reagon Donikës, e prek në moral

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:12
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, njëherit nënkryetar i AAK-së Pal Lekaj ia ka kujtuar ish-koleges së partisë Donika Kadajt kohërat kur ajo qante për Ramush Haradinajn. Kadaj kur mbante pozita udhëheqëse në AAK kishte simpati të madhe për punën e Ramush Haradinajt, por pasi u bë pjesë e VV-së ajo vazhdimisht lëshon akuza në adresë të tij.

Ministri Lekaj e ka pyetur Kadajn se cila është e vërteta e moralit të saj në politikë pasi dikur qante që Haradinaj të bëhej kryeministër ndërsa tani kërkon dorëheqjen e tij.

“Dikur qajë pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit. Sot po bënë thirrje të mos jetë aty. Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për “politikë me moral”, Donikë!?”, ka pyetur Lekaj, transmeton Gazeta Express.

Donika Kadaj sa ishte pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, përkrahte çdo vendim të tij madje kur Haradinaj ishte liruar nga Tribunali i Hagës deputetja kishte qajtur nga gëzimi.

Kadaj ka marrë kritika edhe nga deputetja tjetër e AAK-së, Time Kadriaj e cila tha se është Ramush Haradinaj ai që i ka  dhënë gjithçka. Ky reagim ka ardhur pasi Donika Kadaj kërkoi që Haradinaj të jap dorëheqje nga posti i Kryeministri

 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test