Na ndiqni

Aktuale

Gecaj: Haradinaj ka probleme me të kuptuarit

Nga: Bota Sot Më: 6 janar 2018 Në ora: 11:32
Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn, duke thënë se ai e ka problem të kuptoj konceptin e përballjeve, duke i cituar fjalët e tij që kishte thënë, "Unë nuk ju iki temave, unë perballem me to".

Sipac Gecajt nuk është përballje që Demarkacionin ta hedh në Kuvend dhe ta largojë barrën nga vetja.

Postimi i Gecajt:

Ramush Haradinaj: “Unë nuk ju iku temave, përballëm me to”

Si duket Kryeministri Haradinaj ka probleme seriozë me të kuptuarit e konceptit të përballjes. Nuk është përballje të hiqet qafe demarkacioni dhe të hidhet në taborin e tjetrit (Kuvendit)! Nuk është përballje abstenimi nga procesi më i rëndësishëm dhe më i ndjeshëm, dialogu me Serbinë, dhe prapë të hidhet në taborin e tjetrit (Presidentit)! Nuk është përballje as jepja e disa afateve shterpe pa asnjë mbulesë në lidhje me themelimin e ushtrisë! Dhe definitivisht të tillë qytetarët nuk e konsiderojnë as përballjen e fundit fatale me miqtë jetik të Republikës së Kosovës. Këto janë temat e mëdha zoti Kryeministër, jo ngritja parciale e marramendëse e rrogave dhe falja e borxheve shumë-milionëshe kompanive private!

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test