Na ndiqni

Afrika

Gjenden 15 të vdekur në një anije me emigrantë në brigjet e Marokut

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Marok

Marina marokene mundi të shpëtojë të shtunën 53 emigrantë në përpjekje për të mbërritur në brigjet spanjolle, në bordin e një anije ku u zbuluan edhe 15 kufoma, bënë të ditur burime ushtarake.

Rojet bregdetare të Marinës gjetën 15 trupa të pajetë në një anije pas qëndrimit katër ditë në det si pasojë e një defekti në motorr në brigjet Nador (veri-lindje), sipas një raporti të përcjellë medias nga një burim ushtarak.

Në bordin e anijes u gjetën gjithashtu 53 persona të mbijetuar, përfshirë tetë gra, të cilët u shoqëruan në portin Nador, shtoi ky burim i cili saktësoi se personat e shpëtuar ishin me origjinë nga Afrika sub-sahariane.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test