Na ndiqni

Afrika

Ugandë: Të paktën 29 të vdekur pas fundosjes së anijes

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Peshkatarët lokalë nxjerrin trupin e një nga viktimat e fundosjes së anijes.

Të paktën 29 persona kanë vdekur, pasi anija me të cilën po lundronin u fundos në Liqenin Viktoria, thanë policia në Ugandë.

Anija kishte në bord rreth 100 persona kur u fundos afër qytetit të Ugandës, Kampala.

Në Liqenin Viktoria ndodhin shpesh aksidente. Në të shumtën e rasteve anijet fundosen për shkak të mbingarkesës.

Zëdhënësi i policisë, Patrick Onayango i tha Reuters se “anija ishte e stërmbushur dhe moti ka qenë i keq”.

Më shumë se 20 persona janë shpëtuar pasi anija është fundosur, por autoritetet thonë se ka edhe persona të zhdukur.

Në anije besohet se kanë qenë personalitete të ndryshme, përfshirë artist dhe pjesëtarë të afërt të familjes mbretërore, të cilët po merrnin pjesë në një ndejë që ishte organizuar të mbahej gjatë gjithë fundjavës në këtë anije.

Autoritetet thanë se besojnë se shumica e udhëtarëve nuk kishin jelek të shpëtimit në momentin e fundosjes së anijes.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test