Na ndiqni

Afrika

Më shumë se 40 njerëz të vrarë në Afrikë në përleshjen mes katolikëve dhe myslimanëve

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Afrikë

Më shumë se 40 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në Afrikën Qendrore (CAR), në një sulm mbi një mision katolik që strehonte rreth 20 000 refugjatë, sipas një legjislatori rajonal.

Dhuna në qytetin Alindo filloi të enjten kur militantët e krishterë të njohur si “anti-balaka” vranë myslimanët duke shkaktuar sulme hakmarrëse.

Një kishë u dogj duke detyruar mijëra njerëz të iknin, tha misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në CAR (MINUSCA).

“Ne kemi numëruar 42 trupa por ne ende po kërkojmë për të tjerë. Kampi është djegur dhe njerëzit janë zhvendosur në kampe të tjera ku po qëndrojnë “personat e zhvendosur të vendit” në qytet”, tha për Reuters Etienne Godenaha, ligjvënëse në Alindao.

Një burim humanitar gjithashtu tha se më shumë se 40 vetë u vranë, sipas Reuters.

OKB të premten tha se 37 vdekje ishin konfirmuar në Alindao, duke përfshirë atë të një prifti.

Të shtunën, Kisha Katolike tha se eshtrat e një prifti të dytë janë gjetur në Alindao.

Dhuna erdhi para pak javësh ku rreth 10,000 njerëz u vërsulën në një spital në Batangafo, pasi grupet e armatosura plaçkitën dhe dogjën mijëra shtëpi, tre kampe që strehonin 27,000 të zhvendosur dhe një treg në qytet.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test