Na ndiqni

Afrika

Lirohen nxënësit e marrë peng në Kamerun, por jo drejtori dhe mësuesja

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 06:09
Kamerun

Nxënësit e një shkolle anglofone në rajonin Perëndimor të Kamerunit, të cilët ishin rrëmbyer gjatë ditës së hënë, u lanë të lirë të mërkurën në mëngjes, bashkë me shoferin e autobusit.

Gjithsesi nuk patën të njëjtin fat me nxënësit, drejtori i shkollës dhe një mësuese, të cilët mbetën sërish në duart e pengmarrësve, të cilët nuk pranuan t’i lirojnë, ashtu siç bënë me pjesën tjetër.

Të hënën u rrëmbyen plot 80 nxënës, bashkë me shoferin e autobusit, drejtorin e shkollës dhe një mësuese, ndërsa ky u cilësua si incidenti më i rëndë që prej krizës separatiste në Kamerun.

Samuel Fonki, një ministër i Kishës Presbyteriane në Kamerun që negocioi për të liruar 78 fëmijë, tha se asnjë shpërblim nuk ishte paguar, por nuk dha më shumë detaje rreth rrethanave që çuan në lirimin e tyre.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test