Na ndiqni

Afrika

400 mijë të vdekur nga lufta civile në Sudanin e Jugut

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:45
Ilustrim

Një raport i ri vlerëson se lufta civile në Sudanin e Jugut ka shkaktuar rreth 400 mijë të vdekur që nga shpërthimi i saj në fund të vitit 2013.

Raporti, i financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe i publikuar nga shkolla londineze e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale, ve në dukje se rreth gjysma e viktimave janë pasojë e luftimeve.

Për vite të tëra numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e luftës civile në Sudanin Jugor ka qenë i paqartë, me vlerësime që shkonin në dhjetëra mijëra.

Raporti publikohet disa javë pasi palët ndërluftuese nënshkruan një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit. Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë kanë shprehur dyshime nesë marrëveshje e re do të jetë e qëndrueshme.

Si pasojë e konfliktit më shumë se 2 milionë persona janë larguar nga vendi duke shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Afrikë që nga genocidi në Ruandë në vitin 1994.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test